Shokuese: Eriksen humb ndjenjat në fushë, pezullohet ndeshja e EURO 2020

0
201

Christian Eriksen i ka trembur të gjithë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai ka rënë pa ndjenjë në tokë dhe në fushë kanë zbritur mjekët.

Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit

Momente paniku, lojtarët dhe tifozët u panë në lot në ato momente.

 

Gjendja e danezit duket disi më e mirë, në fushë u fut edhe partnerja e tij. Ajo shikohet duke u qetësuar nga Kjaer dhe portieri Schmeichel.

 

UEFA, duke parë situatën e krijuar, vendosi të pezullojë ndeshjen Danimarkë-Finlandë, që kishte nisur prej orës 18:00.

Tifozeritë e të dyja ekipeve kanë kënduar në kor emrin e Christian Eriksen, ccka u vu në dukje edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Momente të tilla vënë jetën si përparësi. I uroj shërim të plotë dhe të shpejte Christian, si dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim.

Në këtë moment uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe familja e tij i mbajnë me vete dëshirat e mira dhe lutjet e të gjithëve.

Kam dëgjuar tifozët e të dyja ekipeve që brohorisnin emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan bukur atë”, është shprehur Ceferin.

/abcnews.al