Peshëngritja italiane tronditet. Prokuroria e Trapanit ka kërkuar një dënim me 10 vjet burg për Antonino Pizzolato, fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit me akuzën e dhunës seksuale në grup.
Lajmi u publikua nga të përditshmet ‘La Sicilia dhe Giornale di Sicilia, sipas të cilave, i njëjti dënim u dha edhe për 3 të pandehur të tjerë, Davide Lupo, Claudio tutino dhe Stefano Mongiovi.
Gjithcka ka ndodhur në korrikun e vitit 2022 në Trapani dhe viktima ishte një turiste finlandeze me të cilën të pandehurit u njohën në një restorant, bashkë më bashkëkombase të saj.
Sipas prokurorëve Andrea Tarondo dhe Giulia Sbocchia, të akuzuarit, duke përfituar nga fakti që finlandezja kishte konsumuar alkool, pasi dolën nga lokali lejuan largimin e shoqeve të saj dhe në një rezidencë kryen marrëdhënie seksuale me finlandezen pa dëshirën e kësaj të fundit. Dhuna u ndërpre kur vajza mes lotëve kërkoi të kthehej në hotelin e saj. Për prokuroren Giulia Sbocchia nuk doli asnjë element gjatë procesit që të provonte ekzistencën e një miratimi nga ana e viktimës. Procesi u shty për në muajin janar ku do të jetë pala mbrojtëse që do të paraqesë faktet e saj.


