SHOKUESE! Të rinjtë dhunojnë fizikisht dhe bullizojnë vajzën në Durrës: Ulu puthi këmbën Kiarës

0
112

Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku dëgjohet një djalë që dhunon psikologjikisht dhe fizikisht një vajzë.

Ngjarja, sipas ‘JOQ’ ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, djali godet, bullizon dhe e detyron vajzën të bëjnë veprime që ajo nuk do. Sipas asaj që shfaqet në video, e gjitha duket të jetë një shenjë ‘hakmarrje për mikeshën e tij.’

I riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij. Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin.

DIALOGU:

Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.

Vajza: S’të kuptova

Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…

Vajza: Më fal o Kiara….

Djali: Do i bësh më këto gabime?

Vajza: Jo

Djali: Po i bëre prap?

Vajza: Më bëj ca të duash

Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.

Vajza: Ca të bëj

Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin

Vajza që filmon: Mos e mbyll lale

Djali: Puthi këmbët

Vajza: Si ta puth

Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…