Shoqërohet miku i Shullazit/ Elbasan, kontrolle në një biznes, 11 persona në polici

0
2

Një operacion i papritur policor është duke u zhvilluar mesditën e sotme në Elbasan, gjatë të cilit janë shoqëruar 11 persona të njohur si pjesë e botës së krimit. Aksioni u realizua rreth orës 15:30 në një lokal përgjatë aksit Elbasan-Ish Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Mes të shoqëruarve është ish-deputeti Bujar Muça dhe Maks Lika,  i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Policia po vijon punën me verifikimet për këta shtetas për të parë të shkuarën e tyre. Ende nuk mund të them janë apo jo me precedent të mëparshëm.