Jeton Lami është dënuar me 2 vite e 10 muaj nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Lami shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit.
Jeton Lami 28 vjeç nga Tirana, i është dhënë masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, masë e caktuar më 23 gusht.
Përveç kontakteve të mbajtura me të shumëkërkuarin, ai është bërë dhe shoferi i tij duke e ndihmuar në arrati.
Në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj mbetet ende i zhdukur.
Zhdukja e Martinajt, ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, në të njëjtën periudhë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Akuza e Dumanit ishte se Martinaj kishte urdhëruar vrasjen e Indrit Dokles për 500 mijë euro dhe se kishte marrë paradhënie 100 mijë euro, por nuk ndodhi eleminimi i shënjestrës.