Në Stamboll të Turqisë u hodh shorti i Ligës së Kampioneve, teksa skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve, ku nuk mungojnë të ashtuquajturat “grupe vdekjesh”.
Shorti i Ligës së Kampioneve ka vënë përballë “Sheikët e Futbollit”. Manchester City i Pep Guardiola-s sfidon PSG-në e Pochettinos në grupin A.
Një sfidë që premton mjaft spektakël, duke parë afrimet e fundit që janë bërë nga skuadrat, veçanërisht nga francezët. Në këtë ndeshje pritet të kemi edhe një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili me shumë gjasa do të transferohet tek City. Leipzig dhe Clube Brugge plotësojnë grupin.
Milani, i cili kthehet pas disa vitesh në nivelin më të lartë në Evropë, nuk ishte me fat: kuqezinjtë përfundojnë në grupin e “ferrit” që përbëhet nga Atletico Madrid, Liverpool dhe Porto.
Goglat u treguan të pamëshirshme për Interin që sfidon Real Madrid, në grupin D, ndërsa Bayern Munich përballet me armikun e vjetër Barcelonën në grupin E.
Shorti i vështirë edhe për Juventusin, të cilët përballen me kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve Chelsea-n.
Grupa A: Manchester City, PSG, Leipzig, Club Brugge
Grupa B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan
Grupa C: Sporting, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas
Grupa D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sheriff
Grupa E: Bayern, Barcelona, Benfica, Dynamo Kiev
Grupa F: Villarreal, Manchester United, Atalanta, Young Boys
Grupa G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburg
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo
© SYRI.net