Shorti i Botërorit 2026/ Shqipëria në vazon e tretë, me sytë nga goglat pret rivalët

0
2

Kjo e premte do të shënjojë zyrtarisht nisjen e rrugëtimit drejt Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Kjo do të jetë hera e parë në histori që eventi do të zhvillohet me 48 skuadra, pas shtatë edicioneve të mëparshme me 32 pjesëmarrës.

Europa do të përfaqësohet me 16 ekipe, nga 13 që ishin herën e fundit në Katar. Shqipëria pret të njohë rivalët dhe mban sytë me ankth nga goglat. Pas zhgënjimit në Nations League, kuqezinjtë mbetën në vazon e tretë, aty ku emra të tjerë të rëndësishëm janë Skocia, Sllovenia apo Irlanda.

Për sa i takon kokave të serisë, rreziku për kuqezinjve është ai i përballjes me një emër të madh, mes Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Holandës apo Anglisë, Portugalisë e Belgjikës. Kroacia, Zvicra, Austria dhe Danimarka plotësojnë vazon e parë.

Në vazon e dytë, mes rivalëve të mundshëm janë Ukraina, Suedia, Turqia, Polonia e Çekia. Aty goglat mund të rezervojnë edhe betejat historike me Serbinë apo Greqinë.

Nga vazo e katërt vjen rreziku i vëllazërores me Kosovën, teksa ekipe të tjera aty janë Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia apo Armenia. Kualifikueset do të kenë 8 grupe me nga katër skuadra dhe 4 grupe me pesë ekipe, të cilat do të plotësohen nga vazo e fundit e shortit, me përfaqësueset më të dobëta kontinentale.

Shorti do të hidhet mesditën e kësaj të premteje, në Zyrih. (A2