SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Kukësi e Teuta duan fat, Laçi mund të sfidojë Mourinhon

0
197

Ora 13:00. Laçi, Kukësi, Teuta, Drita, Renova dhe Shkëndija presin të mësojnë rivalët në turin e dytë të Europa League dhe realisht tre ekipet e Superiores rrezikojnë rivalë të frikshëm nga Premier League, Bundesliga dhe La Liga.

Laçi i grupi shtatë rrezikon një përballje me Tottenham Hotspur, skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. Izraelitët e Hapoel Beer Sheva nuk u ndahen kurbinasve si kundërshtar i mundshëm. Ekipi tjetër me të cilin Laçi mund të përballet është Kolos Kovalivka, që surprizoi vjet në Ukrainë.

Teuta shpreson të shmangë ekipin e Granada, që garon në La liga, por edhe Steaua Bucurest (Rumani) dhe Apollon Limasol (Qipro) janë ekipe mjaft të forta. Ndërsa Kukësi e Renova duan të mos kenë përballë një ekip si Ëolfsburg. Hajduk Split (Kroaci) dhe Zrjinski (Bosnje Hercegovinë) janë dy ekipet e tjera që rrezikojnë të përballen me dy ekipet shqiptare.