Hapi i fundit për në Botërorin e Katarit u hodh. Në Doha u hodh shorti i Grupeve që nuk la pa surpriza të mëdha këtë event madhështor të futbollit.
Mund të themi që janë shmangur me këtë short Grupet e Ferrit ku të gjithë të mëdhatë janë kënaqur disi me një short të pranushëm dhe gjithmonë flasim në letër.
Brazili favorit si gjithmonë në një Kupë Bote do të luajë ndaj Serbisë, Zvricës dhe.. Në veçanti bie në sy dueli sërish mes Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë ashtu si në të kaluarën.
Anglia në Grupin B duket shumë e favorizuar nga shorti dhe në letër është një grup shumë i kalueshëm me Iranin, SHBA dhe një mes Ukrainës e Skocisë ose Uellsit.
Grupi E duket shumë i fortë me Spanjën, Zelandën e Re ose Kosta Rikën dhe Gjermaninë me Japoninë.
Franca në Grupin D, si kampione në fuqi gjithashtu e ka të lehtë. Në Grupin A, Katari si vend organizator dhe si kokë grupi do të ketë Ekuadorin, Senegalin dhe Holandën, një grup pa shumë pretendime ky.
Grupi A: Katar, Ekuador, Senegal, Holandë
Grupi B: Angli, Iran, USA, Ukrainë/Skoci/Uells
Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksikë, Poloni
Grupi D: Francë, Australi/UAE/Peru, Danimarkë, Tunizi
Grupi E: Spanjë, Zelanda e re/Kosta Rika, Gjermani, Japoni
Grupi F: Belgjika, Kanada, Marok, Kroaci
Grupi G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kamerun
Grupi H: Portugali, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut../Ora News/.