Mbrëmjen e djeshme te “Shtëpia e Kongresit” në Lushnjë u mbajt “Miss Shqipëria 2020”. 31 vajza morën pjesë në natën finale duke konkuruar përballë njëra-tjetrës.
Ndërkohë mes shumë çmimeve të dhëna nga juria, shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020 u shpall Klerisa Meta, ndërsa shoqëruesja e parë Françeska Rustemi.
Kjo e fundit, u zgjodh edhe si velinë e emisionit investigativ “Stop”.
Ndërsa çmimin e madh Miss Shqipëria 2020 e fitoi vajza me numrin 14, Iliada Bazi. Ka qenë Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi, që i dorëzoi kurorën për më të bukurën e vitit 2020./abcnews.al