Zbulim i jashtëzakonshëm u bë pak kohë më parë në Klos të Cërrikut. Punimet për hapjen e një guroreje në këtë fshat kanë nxjerrë në pah një monument të rrallë të natyrës.
Bëhet fjalë për një shpellë e cila duket se ka qenë e fshehur, ose e bllokuar deri më tani. Ajo ndodhet në shkëmbin e Klosit dhe brenda saj përmban stalaktite të cilat janë krijuar brenda saj në mijëra shekuj.
Dhe siç ndodh rëndom, ende pa mbushur dy javë nga ky zbulim fantastik, shpella po dëmtohet.
Kjo shpellë duhet të jetë objekt i një studimi të thellë të arkeologëve dhe historianëve shqiptarë, që ende nuk e kanë vizituar atë. Mendohet se shpella ka shërbyer si vend strehim për njerëzit e lashtë dhe aty mund të gjenden vlera të rralla, por që gjatë këtyre ditëve mund të jenë prishur nga njerëz të papërgjegjshëm.
Edhe nëse ka pasur objekte apo sende të tjera, ato tashmë janë përvetësuar duke çuar kështu dëm historinë tonë tejet të lashtë.
Ndërkohë ka një interesim nga Bashkia Cërrik, por nuk është në kompetencë të saj që të ketë status në këtë monument të natyrës. Ndaj dukuni në Klos pseudoarkeologë të ngathtë!