Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i ka përgënjeshtruar zërat rreth shpenzimeve enorme dhe një bakshishi të madh gjatë pushimeve të tij verore, teksa nuk ka hezituar t’i cilësoj si ‘lajme të rreme’.
Haaland është një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian tani, teksa po lidhet shumë me një transferim te Real Madridi këtë verë.
Forma e tij e mirë dhe golat e shumtë kanë bërë që norvegjezi të fitojë vëmendjen e të gjithëve me talentin e tij.
Megjithatë, Haaland ka ‘pushtuar’ ballinat edhe me pushimin e tij veror në Greqi apo më saktë në ishullin e Mykonos.
Sot (e shtunë) në mëngjes u përhap një thashetheme nga gazeta sportive greke Sportime dhe nga gazetari Stefan Bienkoëski, se ylli i Dortmundit kishte shpenzuar 500 mijë euro për gjashtë orë në një restorant në ishullin e Mykonos dhe përfundoi duke lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh për stafin.
Haaland nuk u vonua shumë dhe u përgjigj pasdite, duke e quajtur këtë raportim si një lajm të rremë me anë të një postimi nga profili i tij zyrtar në Tëitter.
Por, ky lajm nuk pritet të jetë i fundit për Haaland, pasi emri i tij do të jetë ndër më të nxehtit në listën e transferimeve këtë verë
Fax