100 deri në 150 mijë lekë të vjetra është shifra e cila po diskutohet sa I takon shpërblimit që do të marrin rreth 8 mijë efektivë të policisë me rol bazë.
Vendimi në lidhje më shpërblimin financiar pritet të merret Brenda javës gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave.
Burime sqaruan se pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.
Ndërkohë që në kuadër të masave shtesë për festat e fundvitit, efektivët do të jenë në shërbim me 12 orë në ditë, që prej datës 24 dhjetor deri më 3 janar.
Masat shtesë përfshijnë qarkullimin rrugor, këqyrja e shesheve të festive dhe një kontroll të shtuar ndaj mjeteve kryesisht atyre luksoze.
8 mijë policët që përfshihen në Kategoria e efektivëve me rol bazë kanë dhe ngarkesën më të madhe sa I takon rendit apo edhe qarkullimit në kryeqytet.
/abcnews.al