
Qeveria shqiptare, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që të mbështesë me paketën e solidaritetit (shërblimin e fundvitit) disa kategori në nevojë.
“Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë, të cilët do të përfitojnë shpërblimet e fundvitit”, bëri me dije Manastirliu.
Fondi që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit për këto kategori është rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë këtu kategorinë e pensionistëve.
Top Channel
