Shpërblimi prej 5 mijë lekësh për pensionistët që ka nisur të shpërndahet në muajin prill, duket se nuk e ka kënaqur moshën e tretë.
Edhe pse kanë nevojë për çdo qindarkë, në Korçë shumica e pensionistëve janë të mendimit se shpërblimi nuk ndryshon asgjë në pamundësinë e tyre për të bërë gjërat e domosdoshme, ndërsa shprehen se do të ishte shumë herë më mirë rritja e pensioneve.
Edhe në Gjirokastër pensionistët janë në një mendje, që është më mirë të pikojë diçka më shumë çdo muaj sesa shpërblimet në periudha të caktuara.
Ndërsa të tjerë mendojnë se shpërblimi për ta ka lidhje me zgjedhjet e afërta lokale, ashtu sikurse ka pensionistë që nuk duan fare shpërblim, vetëm të largohet kasta e vjetër politike që ka zaptuar vendin.