Shpërdoroi detyrën, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

0
2

Ka përfunduar për herë të tretë në prangat e policisë, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe këtë të mërkurë në 2024./abcnews.al