Shpërdoruan detyrën/ Shkodër, AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT

0
2

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësor”, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.

D.LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.

M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.