Shpërndanin kanabis në formë xhelatine/ Tiranë, arrestohen dy persona

0
2

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘STOP’ duke arrestuar dy shtetas.

Sipas komunikatës zyrtare të uniformave blu, janë arrestuar dy të rinj, Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibraku. Përkatësisht 35 dhe 30 vjeç të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar kanabis në formë xhelatine. Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 thika.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.