Shpërndante foto dhe video intime të një të miture, ndalohet 16-vjeçari

0
38

Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shpërndarë materiale personale, fotografi dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm.

Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Gjithashtu theksohet se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë.