Shpërthejnë protestat në Kinë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit

0
70

Protestat kundër masave të politikës “zero-Covid” në kinë kanë tronditur Pekinin zyrtar.

Për herë të parë në më shumë se 30 vjet, mijëra protestues dhe studentë dolën në rrugët kryesore të pekinit dhe Shangait duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe largimin nga pushteti të partisë komuniste.

Forcat kineze të sigurisë kanë ndaluar të paktën dy persona, që dyshohet se kanë qene organizatorët e protestave të pazakonta që po mbahen prej dy ditësh. BBC, ka deklaruar se një prej gazetarëve të saj është arrestuar dhe rrahur nga policia kineze ndërsa ishte duke pasqyruar protestat në Shangai.