Mijëra mësues bllokuan të enjten hyrjen kryesore të aeroportit kryesor ndërkombëtar të Meksikës një nga më të ngarkuarit në Amerikën Latine, në shenjë proteste kundër reformës së sigurimeve shoqërore.
Shumë udhëtarë u detyruan të dilnin nga automjetet e tyre dhe të ecnin, duke mbajtur bagazhet e tyre, deri në terminal për të shmangur humbjen e fluturimeve të tyre, zbuluan gazetarët në mediat vendase.
Bllokada e aeroportit zgjati rreth gjashtë orë dhe shkaktoi përplasje të vazhdueshme mes shoferëve dhe protestuesve.
“Tashmë ishim vonë, kjo po na vonon edhe më shumë,” tha Fabio Lawrence, një 27-vjeçar kolumbian, ndërsa ecte me nxitim nën diellin e nxehtë me valixhen në dorë.
Aeroporti Ndërkombëtar Benito Juarez në Meksikë, është më i madhi në rajon dhe është përdorur nga rreth 45.3 milionë pasagjerë në vitin 2024.
Sindikata e Koordinimit Kombëtar të Punëtorëve të Arsimit është mobilizuar që pardje, e mërkurë kur anëtarët e saj ngritën qindra tenda në Zocalo sheshin më të madh në të gjithë Amerikën Latine në qendër të kryeqytetit meksikan.
Mësuesit kërkojnë që të braktiset një reformë e planifikuar e sistemit të pensioneve për punonjësit e sektorit publik.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u takua me një delegacion të sindikatave të punës, të martën dhe premtoi të pezullojë një masë që do të kishte ulur pensionet e mësuesve për të financuar projektet e strehimit dhe përmirësimet e kujdesit shëndetësor.
Presidenti i së majtës meksikane gjithashtu vendosi të mos procedojë në këtë fazë me një projektligj për rritjen e moshës së pensionit, e cila do të mbetet në 58 vjet për burrat dhe 56 për gratë.
(BalkanWeb)