Shpërthejnë ujërat e zeza dhe të bardha në Librazhd, banorët të shqetësuar

0
189

Në lagjen Nr.2  të Librazhdit, si rezultat i punimeve që po bëhen në qytet, kanë shpërthyer ujërat e zeza dhe të bardha. Kjo ka shkaktuar kaos në qarkullimin e qytetareve si dhe probleme në institucionet që janë afër zonës së prekur.

Probleme ka pasur edhe me qarkullimin për në kopshte, çerdhe, gjimnazin e qytetit , qendra shëndetësore, policia, bizneset që janë aty pranë.

Ujërat e zeza kanë shpërthyer që nga dita e enjte, duke bërë që banorët të shetësohen për rrezikun e ndonjë epidemie. Nga subjekti Albstar nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e situatës. s.b/abcnews.al/