Shpërthimi i një bombole gazi i ka marrë jetën Nikoll Prendit 65-vjeç në Mirditë. Raportohet se rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e 65-vjeçarit. Ai ka tentuar të shuaj flakët por është asfiksuar nga tymi e si pasojë ai është djegur brenda dhe ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes por e kanë gjetur të vdekur 65-vjeçarin.
Sipas burimeve, raportohet se Nikoll Prendi është vëllai i ish kreut të Gardës së 21 Janarit Ndrea Prendi.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia. /abcnews.al/