Një bombol gazi ka shpërthyer në Pogradec, pas mesditës së sotme, ku si pasojë është lënduar një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmenj, në banesën e qytetarit me inicialet F.T dhe është djegur lehtë në këmbë komshiu i tij, me inicialet B.K në përpjekje për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policise: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.