Një banesë në fshatin Toç të Memaliajt është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se shkak i flakëve është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Në banesën që është përfshirë nga zjarri jetonte një çift të moshuarish. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikësenë ndodhen në vendngjarje për të neutralizur flakët.