Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur në qytetin e Vlorës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që kishte në banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, e cila fatmirësisht ka shpëtuar me plagë të lehta nga shpërthimi.
Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.