Shpërthen COVID-19 në klubin e futbollit, infektohen 22 lojtarë

0
255

22 lojtarë të klubit të futbollit meksikan, “Cruz Azul”, që luan në ligën e parë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përmes një njoftimi, klubi theksoi se është testuar ekipi i meshkujve dhe femrave. Rezultatet kanë treguar se 14 lojtare dhe 8 lojtarë rezultuan pozitivë.

Emrat e sportistëve të infektuar nuk janë publikuar, por thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kanë filluar procesin e trajtimit nga COVID-19.

Liga e Meksikës është shtyrë për shkak të koronavirusit dhe është planifikuar të rifillojë më 24 korrik, po pa praninë e tifozëve.

real news