Ditën e djeshme ka shpërthyer fuqishëm vullkani Etna duke krijuar një situatë shqetësuese në gjithë Siçilinë, por veçanërisht në qytetin e Katanias. Nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja, duket se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndiçuar fuqishëm errësirën e natës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme njerëzore ose materiale, ndërkohë që është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive brenda 5 muajve.
Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.
Fax web