Futbollistët janë thjeshtë kukulla që përdoren nga FIFA dhe UEFA pa u dhënë atyre mundësin për të dhënë mendimin kur krijohen kompeticione të reja, të tilla si Liga e Kombeve ose Superliga Evropiane, një projekt aktualisht në studim, ky është mendimi i Toni Kroos, i cili në një intervistë për Einfach bad Luppen sulmoi dy instancat më larta të futbollit.
“Për fat të keq ne jemi thjeshtë kukulla në duart e tyre, ne nuk vendosim asgjë. Nëse do të vendosnim, nuk do të luanim Ligën e Kombeve ose Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Këto kompeticione përpiqen të thithin financa të larta, por fizikisht i shtrëngojnë lojtarët, “tha Kross për “Einfach bad Luppen” .
SuperLiga Europiane: “Nga një këndvështrim sportiv sigurisht që do të ishte interesante, sepse do të kishte vetëm ndeshje të nivelit të lartë. Por hendeku midis klubeve të mëdha dhe të vogla do të rritej,” përfundoi Toni Kros.
© SYRI.net