Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një linje gazi në një kompleks pallatesh në Dunwoody, Georgia, në zonën e Atlantas.
Raportohet se 2 persona rezultojnë ende të pagjetur.
Në total 3 njësi apartamentesh janë prekur nga shpërthimi.
Nuk dihet ende nëse 2 personat e pagjetur ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit.
Autoritetet kanë evakuuar të gjithë banorët e bllokuar, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.
Policia po heton për të zbuluar burimin e shpërthimit, shkruan the Sun. /OraNews/