Shpërthen makina në Durrës, iu vendos lëndë djegëse

0
256

Një automjet tip ”Reno” me targa AA 301ZZ, ka shpërthyer rreth orës 3 të mëngjesit, ditën e sotme (20 korrik).

Makinës i ishte vendosur lëndë djegëse.

Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi  të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe “Ford”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se makina është në pronësi të Albano Comanit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur përballë zyrave të Partisë Demokratike.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ora news