Një automjet ka shpërthyer në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se shkak ka qenë vendosja e një sasie lënde eksplozive.
Nga shpërthimi një person ka mbetur i lënduar.
Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shpërthimi ka ndodhur pranë parkimit të një qëndre tregtare.
(FOTO ILUSTRUESE)