Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash tek stacioni i fundit i Tiranës së Re.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 urën e Nesherakut, pranë Vasil Shantos.
Ndërkohë, dyshohet se drejtuesi i mjeti i cili ka qenë brenda, ka ndërruar jetë, por kjo pritet që të konfirmohet nga policia.
Dyshohet se drejtuesi i mjeti ka qenë shënjestër i një atentati.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, makina tip A Class është dëmtuar thuajse e gjitha, ndërsa shërthimi ka sjellë panik në zonë, duke dëmtuar edhe makina aty pranë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vënie tritoli në pjesën e poashtme të mjetit.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.