‘Shpërthen’ murtaja e deleve dhe dhive në Greqi, autoritetet njoftojnë masa të menjëhershme

0
55

Masa të menjëhershme dhe të vazhdueshme në të gjithë vendin kanë njoftuar autoritetet në Greqi për të luftuar një shpërthim viral vdekjeprurës të murtajës së deleve dhe dhive që kërcënon industrinë vendase të blegtorisë.

Deri në mëngjesin e së premtes janë konfirmuar 35 raste pas rezultateve të reja të kontrolleve të kryera nga ekipet kompetente të Ministrisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit në ferma të Peloponezit, Komotinisë por edhe në Kretë.

Pas rasteve të evidentuara në 35 ferma në të gjithë vendin janë therur dhe groposur mbi 13000 bagëti të imta ,nga 15 milionë gjithsej ,por vlerësohet se numri I tyre do të rritet.

Ministri i Bujqësisë Kostas Tsiaras ka vendosur si në masë parandalimi pët të frenuar përhapjen e sëmundjes ndalimin e transportit të dhive dhe deleve në të gjithë vendin.

Kostas Tsiaras, Ministër i Bujqësisë: Masat që kanë qenë në fuqi që nga java e kaluar në lidhje me transportin, lëvizjen dhe therjen e kafshëve do të zgjaten edhe për një javë dhe mendoj se ky do të jetë një hap vërtet i rëndësishëm, pasi është transporti i kafshëve që ka paraqitur rrezik më të madh për përhapjen e sëmundjes”.

Sipas ministrit grek në 11 nga 13 rajonet e Greqisë janë transportuar kafshë që ranë në kontakt me virusin . Shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive, u zbulua për herë të parë në 11 korrik në rajonin e Thesalisë, në Greqinë qendrore dhe është shumë ngjitëse për këto bagëti , por nuk prek njerëzit.

Sipas udhëzimeve evropiane, të gjitha kafshët në njësitë e prekura duhet të asgjësohen, ndërsa pasojnë dezinfektimi dhe karantina.

Fermerët dhe zyrtarët grekë kanë deklaruar se virusi ka mbërritur në vend nga bagëtitë e importuara nga vendet europiane dhe kryesisht Rumania ku janë therur mbi 213,000 bagëti të imta.

 

Top Channel