Shpërthen në flakë ndërtesa në veri të Kinës, humbin jetën 25 persona, plagosen dhjetëra të tjerë (VIDEO)

0
110

KINË- Një ndërtesë në provincën Shaanxi të Kinës veriore është përfshirë nga flakët, ku për pasojë 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital.

Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu rreth orës 06:50 me orën lokale, në një ndërtesë katërkatëshe të Kompanisë së Prodhimit të Qymyrit Yongju në qytetin Luliang.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë. Në korrik, 11 persona humbën jetën kur çatia e një gjimnazi shkolle u shemb në pjesën verilindore të vendit.

Muajin e kaluar, një shpërthim në një restorant në Kinën veriperëndimore vrau 31 persona dhe bëri që autoritetet të nisin një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi dhe informacioni për të promovuar sigurinë në vendin e punës.