Shpërthen transformatori elektrik në Gjirokastër, gjysma e qytetit pa energji elektrike

0
89

Në Gjirokastër ka shpërthyer transformatori elektrik, duke lënë gjysmën e qytetit pa energji elektrike.

Shkak ka qenë marrja flakë e nje kabine elektrike në afërsi të shkolles 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.

Zjarri u konstatua në orët e para të mëngjesit të së shtunës.Grupi zjarrfikës është nisur në vendngjarje ku po kryen veprimet në terren./abcnews.al