Një shpërthim eksplozivi është regjistruar, në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Vorës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë banesës së shtetasit E.M. në fshatin Marikaj.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale në portën e banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.