Shpërthim i fortë në Sarandë, gjendet një person i vdekur brenda një makine. Dëme në disa biznese

0
2

Në qytetin e Sarandës është dëgjuar një shpërthim  i fortë pak minuta më parë. Nga të dhënat e para raportohet se një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti

Nga shpërthimi janë shënuar edhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër në zonë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.