Shpërthim i fuqishëm në Paris, merr flakë autobusi pranë Notre Dame

0
137

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Paris, në pjesën qendrore të kryeqytetit francez, pranë monumentit historik Notre Dame de Paris.

Një autobus është përfshirë nga flakët në qendër të Parisit, me tymin e zi që ngrihet në qiell, thonë dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë.

Dëshmitarët thanë gjithashtu se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa më pas panë flakë dhe tym të zi nga autobusi.

Incidenti u shënua mesditën e sotme, kur një autobus i transportit publik RATP mori flakë në Place Maubert dhe Bulevardin Saint-Germain, afër Katedrales Notre-Damen ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak zjarrit ka qenë shpërthimi.