Shpërthim i fuqishëm tritoli në Sarandë, shembet hoteli, dëmtohen banesat dhe bizneset përreth

0
112

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit bregdetar rreth orës 5:54. Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin ndersa eshte shembur hotel “Bizanti”, që i ishte vënë lënda eksplozive.

Mësohet se lënda eksplozive ka qenë disa kilogramë. Për pasojë janë dëmtuar bizneset dhe banesat përreth hotelit.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.