Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

0
2

Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.

si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.