Shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një banese

0
77

Në orët e para të mëngjesit në Laknas, në ambientet e jashtme të banese dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Sipas policisë, banesa është në pronësi të një 72-vjeçari.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al