Një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur gjatë natës në Selitë të Vogël, duke shkaktuar dëme materiale në automjetin e një 39 vjeçari.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin e shpërthimit.
“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv


