Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Velipojë.
Në lokalin në pronësi të një 35-vjeçary, Andis Danaj, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, dhe për pasojë raportohet vetëm për dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin “Rrjoll” të Velipojës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.