Shpërthim me tritol në një dyqan motorash në Vlorë, policia në vendngjarje (DETAJET E PARA)

0
2

Një shpërthim është dëgjuar këtë mbrëmje në një biznes në qytetin e Vlorës. Dyshohet se ka shpërthyer një sasi tritoli në një dyqan motorash.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detaje ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë në zonë.