Shpërthim me tritol në Shkodër

0
45

Shpërthim me tritol në Shkodër. Sipas policisë lënda eksplozive është vënë në derën e një banese në lagjen “Tre Heronjtë”. Banesa është në pronësi të Ardian Fjerza.

Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer nja sasi eksplozivi në derën e një banese në Shkodër.

Shpërthimi, ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës.

Kjo është hera e dytë, që këtij shtetasi i vendosin lëndë shpërthyese.

Në gusht të këtij viti, Fierzës iu vu një sasi tritoli në agjencinë funerale, e cila rezultonte në pronësi të tij.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar personat, të cilët qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje./abcnews.al