Disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar pak minuta më parë në lindje të qendrës së qytetit të Kievit.
Sipas mediave të huaja, ishte shpërthimi më i madh i dëgjuar gjatë ditës së sotme.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit në të gjithë qytetin janë ndezur sirenat e luftës.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy i pyetur nga BBC nëse vendi po përgatit për një tjetër sulm më të madh në Ukrainë dhe në Kiev u përgjigj:
“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por stabile.”
“Po, në të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kyiv mbetet vendi i goditjes kryesore …Ministri i Brendshëm tha se janë krijuar grupe të cilat kapin diversantët. “Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev, në varësi të orës së ditës. Ju mund të dëgjoni të shtëna armësh në qytet [ndërsa ata veprojnë]. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta.”