
Pas shpërthimit të fruthit në Fier dhe disa rasteve të shfaqura në Tiranë e Lezhë, Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje prindërve të kryejnë vaksinimin e fëmijëve për të mos rrezikuar jetët e tyre.
Ashtu si edhe më herët specialiste të ISHP pranojnë uljen e mbulesës vaksinale në të gjithë vendin, çka është bërë shkak për rikthimin e kësaj sëmundje shumë ngjitëse, që merr dhe jetë, shkruan A2 CNN.
“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet një mbulesë vaksinale mbi 95 përqind për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura me fruth, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën, lidhjen pikërisht me rënien e mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autizmit. Ndërkohë, këto janë teori të gabuara, të cilat nga studime të shumta në të gjithë botën kanë rënë poshtë. Kjo është një vaksinë e sigurt dhe shumë efektive. Vaksinoni fëmijët sepse fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse”, tha Rovena Daja, përgjegjëse e programit kombëtar të imunizimit. (A
