Shpërthimi i digës në Bunec, shikoni momentin e frikshëm të filmuar nga banorët

0
2

Një ditë më parë është carë diga e ujëmbledhësit në Bunec, e fshatit Sasaj në Lukovë, duke bërë që uji të vërshojë furishëm.

Siç shihet nga pamjet e filmuara nga banorët e zonës, uji vërshon me presion, ndërsa siç bëri me një dije ministria e mbrojtjes, si pasojë u dëmtuan 12 biznese, si dhe baza ushqimore dhe blegtorale e dy banesave.

Ndërkohë si pasojë e çarjes së digës, energjia elektrike ka munguar  për shkak se nënstacioni i Bunecit ka qenë nën ujë dhe ka pasur rrezik nëse do lidhej energjia, deri në orët e para të ditës së sotme disa fshtra, si Borshi, Piqerasi, Buneci, Lukova.