
BRITANI E MADHE – Një ngjarje e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë në një zonë të Britanisë së Madhe, ku një punëtor për pak sa nuk ka humbur jetën si pasoj e një shpërthimi gazi.
Mësohet se teksa ai punonte, një tub gazi ka shpërthyer poshtë tij duke e hedhur në ajër.
Ai po përdorte një makineri për të instaluar disa shtylla, kur papritur çau tubin e gazit. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit, të cilët evakuuan të gjitha banesat në zonë derisa e bënë atë të sigurtë. Po ashtu, mësohet se personi i përfshirë në këtë incident nuk ka pësuar dëmtime.
/abcnews.al/
